Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK një person që u sëmur teksa po shëtiste në Gërmi

Një person i moshës 40-50-vjeçare ka vdekur në Klinikën Emergjente në QKUK, ku ishte dërguar me autoambulancë.

Rasti ka ndodhur sot.

Burime të KALLXO.com thonë se personi kishte qenë duke shëtitur në Gërmi me familjarë dhe befas ishte sëmurë.

Nga atje, ai është dërguar me autoambulancë në Klinikën Emergjente.

“Pacienti është sjellë në gjendje të vdekjes klinike. E kemi reanimuar, por ka vdekur”, ka treguar për KALLXO.com Ejup Govori, mjek kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Sipas Govorit, pacienti nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Ndërsa, një qytetar ka treguar se ngjarja ka ndodhur në parkingun afër pishinës së Gërmisë.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: