Foto: Facebook

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit

Sot ka vdekur ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e vdekjes së doktor Nisret Hajrullahut. Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nisreti do të mbetet ikonë i një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim” ka shkruar Ismajli në Facebook.