Vdes gruaja e cila u plagos në Podujevë, arrestohen dy persona

Një grua është plagosur para dy ditëve në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:50,  ku sipas polici, gruaja dyshohet se aksidentalisht është plagosur me armë zjarri.

Në lidhje me këtë rast policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.