Vdes Gjyqtarja Lumturije Muhaxheri

Ka vdekur gjyqtarja e krimeve të rënda në Pejë, Lumturije Muhaxheri.

Muhaxheri shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Pejës që nga viti 2010.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës së Pejës, Armend Berisha.

“Gjyqtarja Muhaxheri ka vdekur pas disa problemeve shëndetësore që i ka pasur”, tha Berisha për KALLXO.com.

Muhaxheri gjykoi krimet e rënda në rajonin e Pejës që nga viti 2013.