Vdes edhe nëna e 8 vjeçares që u nxor e vdekur nga rrënojat në Durrës

Një grua 30 vjeçe ka vdekur pasi ishte nxjerrë nga rrënojat e pallatit pesëkatësh, i cili gjendet në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

KALLXO.com ishte duke transmetuar live gjetjen e saj nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte.

VIDEO – Nxirret e gjallë një grua nga gërmadhat në Durrës

Vajza e saj tetë vjeçe ishte nxjerrë e vdekur nga rrënojat ndërsa pas saj nëna e saj ishte nxjerrë e gjallë por sipas Spitalit të Traumës, ku është dërguar pas lëndimeve të marra, kemi konfirmuar se ajo ka vdekur.

Konfirmohet: E mitura e cila ishte nxjerrë orë më parë është e vdekur