Konfirmohet: E mitura e cila ishte nxjerrë orë më parë është e vdekur

Vajza e cila u gjet nën rrënojat në një ndërtesë në afërsi të stadiumit “Niko Dovano” është gjetur e vdekur.

Kështu ka thënë Policia e Durrësit me anë të një njoftimi.

“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Durrësit.

KALLXO.com raportoi për këtë rast orë më parë ku në momentet e para nuk u dha informacion nëse e mitura ishte gjallë apo jo.

Minuta më parë KALLXO.com raportoi direkt nga ky vend i ngjarjes në të cilen është nxjerr gjallë një grua e cila sipas policisë, është nëna e viktimës 8 vjeçare.

LIVE nga Durrësi

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 26 novembre 2019