Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Obiliq, burri gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Të mërkurën rreth orës 00:20 policia ka gjetur një burrë pa shenja jete në banesën e tij në Obiliq.

Sipas policisë, nga dëshmitarja janë informuar se viktima nuk është përgjigjur në telefon dhe së bashku më njësinë e zjarrfikëseve me forcë kanë hapur derën e banesës ku edhe është gjetur viktima në shtrat, pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për kryerje të autopsisë.