Ilustrim

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, policia arreston pronarin e kompanisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në kryeqytet.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Gjergj Balsha” ndërsa viktima u rrëzua në vendin e tij të punës.

Policia njoftoi se pronari i kompanisë tashmë është arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftimin e policisë.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar  (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – përfundon njoftimi.