Vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara

 

Në Policinë e Kosovës është pranuar një ankesë se 937 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas ankuesit nga Prishtina, deponimi i këtyre parave ka ndodhur në periudhën 19 gusht – 2 shtator të këtij viti, përderisa raportimi ka ndodhur dje.

Policia ka njoftuar se parat që dyshohet se janë të falsifikuara janë në vlera të ndryshme.

“Një kartëmonedhë në vlerë 500€, tri kartëmonedha në vlerë nga 100€, tri kartëmonedha në vlerë nga 20 €, një kartëmonedhë në vlerë 10 €, dhe monedha metalike në vlera 1 dhe 2 € shuma e tyre rreth 67 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet.