Ilustrim

Vushtrri, arrestohen tre të dyshuar për falsifikim të monedhave 2 euroshe

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë falsifikuar monedha metalike 2 euroshe.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar monedha metalike nga 2 euro, një automjet dhe katër telefona, njoftoi Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, më 7 qershor 2023, rreth orës 18:30, theksohet në raport policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.