Foto: KALLXO.com Ilustrim

Graçanicë, dy të arrestuar nën dyshimin për lëshim të certifikatave të falsifikuara të njohjes së një gjuhe të huaj

Një burrë dhe një grua janë arrestuar dje në Graçanicë nën dyshimin se ata në vazhdimësi kishin siguruar certifikata të njohjes së një gjuhe të huaj, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë kosovarë gjersa tutje ka njoftuar se ata janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 11:40.