
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë e Policisë sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar të Gjykatës Themelore, i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë. Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke përfshirë…
Edhe seanca e sotme e gjykimit të grupit të Tunë Kqirajt për fajde dhe vepra të tjera të rënda penale u përshkua me përplasje mes prokurores speciale dhe avokatit të të dëmtuarve në njërën anë dhe kryetarit të trupit gjykues në anën tjetër. Pas përplasjes verbale për të disatën herë, prokurorja Merita Bina Rugova kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Xheladin Osmani. Në këtë kërkesë, prokurorja e Prokurorisë Speciale u mbështet edhe nga avokati Tomë Gashi, i cili mbron të dëmtuarit Pal…
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, janë përplasur lidhur me 'sanksionet' nga ShBA-ja ndaj Kosovës për refuzim të pezullimit të taksës ndaj mallrave serbe. Në debatin në KTV, Tahiri nga radhët e PDK-së tha se sa më shumë që e shtyn Kosova vendimin për pezullim të taksës, aq më shumë do të thellohen sanksionet nga Amerika. “Ne jemi tu u shty me ato që mos me t’i dëmtojmë relacionet me Amerikën. Ti beson që kjo…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar qytetarëve përmes një transmetimi direkt ku foli për protestën e opozitës, dorëzimin e mandateve të deputetëve nga ana tyre dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme. Ai tha se kjo është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, duke iu referuar si “zgjedhje destruktive” dhe “e dhimbshme për produktivitetin e jetës politike” heqjes dorë nga mandatet e opozitës në Kuvend. Kryeministri Rama shtoi se ky veprim mund të jetë një goditje fatale për çeljen…
Send this to a friend