Sekuestrohen mbi 10 mijë euro, Policia intervistoi shtatë persona për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka intervistuar shtatë persona të dyshuar për falsifikim të parave.

Me urdhër të Gjykatës së Prizrenit janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 9 mijë e 930 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalike, 7 telefona celularë, një pistoletë, 90 fishekë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elektro-shok.

Paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro – para metalike me prerje 2 euro, dyshohet se janë të falsifikuara. Ndërsa paratë në vlerë 9,930 euro, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar me vepër penale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.