Vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara, vetëm dje janë raportuar 6 raste në Polici
Gjashtë raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Pesë raste janë raportuar në Prishtinë dhe një në Ferizaj, ndërkaq janë sekuestruar tri kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, dy në vlerë prej 200 euro dhe një në vlerë prej 100 euro.
Në Prishtinë, një zyrtare e bankës dje ka raportuar në Polici se me 3 gusht të vitit 2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë falsifikuar.
Sipas Policisë, njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë dhe rasti vazhdon të hetohet.
Për rastin tjetër po ashtu të ndodhur në Prishtinë, një zyrtare e bankës ka raportuar dje në Polici se me 4 gusht të vitit 2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit të Policisë, njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë dhe rasti vazhdon të hetohet.
Një rast tjetër i falsifikimit të parasë, gjithashtu në Prishtinë është raportuar ë Policinë e Kosovës.
Një zyrtare e bankës ditën e djeshme ka raportuar në Polici se me 6 gusht të vitit 2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë dhe rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin policor.
Po në Prishtinë dje rreth orës 12:30, një zyrtare e bankës ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë ditës së djeshme, nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit policor, njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në falë dhe rasti vazhdon të hetohet.
Një rast tjetër i falsifikimit të parasë, po ashtu në Prishtinë është raportuar në Policinë e Kosovës.
Një zyrtare e bankës ka raportuar dje në Polici se më 16 dhjetor 2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia njofton se njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.
Në Ferizaj, një punëtor i bankës ka raportuar se një klientë në bankë kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit policor, njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë dhe rasti vazhdon të hetohet.