Vaksinohet stafi shëndetësor i Policisë së Kosovës

Mjekët dhe Infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, janë vaksinuar me vaksinën kundër coronavirusit, AstraZeneca.

“Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit, gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

24 mijë doza janë dhuruar donacion për Kosovën nga UNICEF tre ditë më parë.

Disa nga mjekët në Klinikën Infektive janë vaksinuar dje dhe sot në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.

Vaksinohen drejtoresha e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu Salih Ahmeti