Vaksinohen drejtoresha e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu Salih Ahmeti

Isme Humolli drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, është vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”, kundër coronavirusit.

Humolli është personi i dytë në Kosovë i vaksinuar, pas kryeministrit Albin Kurti.

Të vaksinuarit, po qëndrojnë ende në sallë ulur për të parë nëse kanë reakson pas marrjes së vaksinës.

Pas Humollit, është vaksinuar edhe infektologu, Salih Ahmeti. Edhe ai sikur Kurti e Humolli, po qëndron i ulur brenda sallës “1 Tetori”, për të qenë i vëzhguar nga personeli shëndetësor prezent, nëse eventualisht pas vaksinimit mund të ketë reaksione. Personat që vaksinohen janë të detyruar të qëndrojnë ulur për 15 minuta.