Ambasadori i Britanisë shpreh keqardhje për dorëheqjen e ministrit Mehaj
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj nga drejtimi i ministrisë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Abbott është shprehur mirënjohës për kontributin e Mehajt në marrëdhënien mes Britanisë dhe Kosovës.
“Më erdhi keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhënien Britani e Madhe-Kosovë në fushën e mbrojtjes, gjatë 2 vite e gjysmë të fundit dhe i uroj të mira në të ardhmen”- ka shkruar ai.
I am sorry to hear that Armend Mehaj has resigned as Defence Minister. I am grateful for his positive contribution to the 🇬🇧-🇽🇰 defence relationship over the last 2 ½ years and wish him well for the future.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) August 8, 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë për arsye familjare.
Mehaj konfirmon dorëheqjen nga Ministria e Mbrojtës