Urimi i presidentes Osmani për kampionen olimpike Distria Krasniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kampionen më të re olimpike nga Kosova Distria Krasniqin.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Osmani ka shkruar në Twitter se suksesi i Krasniqit ka bërë që Kosova të shkëlqejë para botës.

“Distria, sot vodhe shfaqjen! Urime të mëdha për medaljen tënde të artë. Sot, ti bëre që Kosova të shkëlqejë para botës. Ju jeni përkufizimi i arritjes së madhështisë përmes punës së madhe dhe këmbënguljes të gjithë ne jemi tepër krenarë për ju. Ju e keni mbushur plot zemrën e Kosovës”, ka shkruar presidentja.

Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, po ashtu atë të artën.

HISTORIKE, Distria Krasniqi e fiton medaljen e Artë