Foto: Uran Ismaili/Facebook

Uran Ismaili kërkon që PDK të organizohet për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës e ka mbajtur sot takimin përmbyllës.

Në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka kërkuar që në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, PDK të organizohet për Kadri Veselin, Hashim Thaçin, për historinë e PDK-së dhe të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës është partia e çlirimit, partia e pavarësisë, partia e shtet-ndërtimit dhe partia e fitoreve të Kosovës”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Sipas Ismailit, PDK do të dalë më e fortë se kurrë me mbështetjen e Enver Hoxhajt, kandidatit të PDK-së për kryeministër,

“Do të tregojmë se ne ngritemi mbi sfida të mëdha dhe do të dalim më të fortë se kurrë në mbështetje të kandidatit tonë për Kryeministër, Profesorit Enver Hoxhaj”, ka përfunduar Ismaili në Facebook.