Ura kryesore që lidh Krimenë me Rusinë goditet përmes një shpërthimi masiv

Ura e Kerçit që e lidh Rusinë me ishullin e Krimesë – një simbol i urryer i pushtimit të gadishullit jugor të Ukrainës nga Kremlini – është goditur nga një shpërthim masiv në hapësirën që transporton trafikun hekurudhor. Pamjet nga ura shfaqen një zjarr të madh që përfshiu të paktën dy vagona hekurudhor nga një tren në urë, shoqëruar nga një kolonë e madhe tymi të zi.

Një seri shpërthimesh tronditën Kharkivin herët të shtunën duke shkaktuar një seri shpërthimesh dytësore në qytetin lindor të Ukrainës. Associated Press raportoi se nuk ka raporte të menjëhershme për viktima. Shpërthimet erdhën disa orë pasi Rusia i përqendroi sulmet në zonat që i aneksoi ilegalisht.

Volodymyr Zelenskiy thotë se zyrtarët rusë kanë filluar ta “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë. Presidenti ukrainas mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë, duke kërkuar që të vendosen sanksione parandaluese ndaj Moskës, në një intervistë për BBC.

Rusia ka vënë në shënjestër Zaporizhzhian me “dronë kamikaze” të mbushur me eksploziv për herë të parë, ndërsa numri i të vdekurve nga një sulm raketor në një ndërtesë apartamentesh në qytet u rrit në 11. Guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh, tha  se dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani dëmtuan dy objekte infrastrukturore në qytet. Ai tha se edhe raketa të tjera goditën përsëri qytetin, duke plagosur një person. Ministria e Jashtme iraniane e ka mohuar furnizimin me dronë në Rusi.

Ministria ruse e Drejtësisë ka deklaruar se një nga reperët më të njohur të vendit është “agjent i huaj”, një emërtim që është përdorur për t’i ngacmuar kritikët dhe gazetarët e Kremlinit. Oxxxymiron – emri i vërtetë Miron Fyodorov – u shtua në listën e agjentëve të huaj së bashku me katër gazetarë dhe Dmitry Glukhovsky, një shkrimtar i shquar. Reperi e ka quajtur ofensivën e Kremlinit në Ukrainë një “katastrofë dhe një krim”.

Autoritetet ukrainase gjetën një varr masiv në qytetin lindor të rimarrë së fundmi të qytetit Lyman në Donetsk dhe nuk është ende e qartë se sa trupa mka në atë varrezë, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko, në një postim në internet të premten. Krahas kësaj, agjencia e lajmeve Ukrinform citoi një zyrtar të lartë të policisë të thoshte se varri përmban të paktën 180 trupa.

Trupat e 534 civilëve, përfshirë 19 fëmijë, u gjetën në rajonin verilindor të Kharkivit që kur trupat ruse u larguan nga aty, tha Serhiy Bolvinov nga policia kombëtare në Kharkiv. Këtu përfshihen 447 trupa të gjetur në Izium. Ai tha gjithashtu se hetuesit kanë gjetur prova të 22 lokacioneve që përdoreshin si “dhoma torture”.

Zelenskiy tha se forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 2,500 km katrorë territor nga Rusia në kundërofensivën që filloi në fund të muajit të kaluar. “Vetëm këtë javë, ushtarët tanë çliruan 776 kilometra katrorë territor në lindje të vendit tonë dhe 29 vendbanime, duke përfshirë gjashtë në rajonin e Luganskut”, tha presidenti ukrainas të premten.

Rusia thuhet se e ka shkarkuar komandantin e qarkut të saj ushtarak lindor, gjeneral kolonelin Alexander Chaiko, ka raportuar gazeta RBC. Largimi i tij i raportuar shënon të fundit në një seri zyrtarësh të lartë të shkarkuar pas disfatës dhe poshtërimeve në luftën në Ukrainë.

Joe Biden ka paralajmëruar se bota mund të përballet me “Armagedonin” nëse Vladimir Putin përdor armë taktike bërthamore në përpjekje për ta fituar luftën në Ukrainë. Presidenti amerikan i bëri vërejtjet e tij më të hapura deri më tani në lidhje me kërcënimin e luftës bërthamore, duke thënë se është katastrofa bërthamore më e afërt që botës i kishte ardhur për 60 vjet, “që nga Kennedy dhe kriza e raketave Kubane”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore, tha Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre .

Çmimi Nobel i Paqes 2022 i është dhënë avokatit të të drejtave të njeriut Ales Bialiatski nga Bjellorusia, organizatës ruse të të drejtave të njeriut ‘Memorial’ dhe organizatës ukrainase të të drejtave të njeriut ‘Qendra për Liritë Civile’. Oleksandra Matviychuk, udhëheqësja e qendrës, tha në Facebook pas çmimit se Vladimir Putin, si dhe udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, dhe “kriminelët e tjerë të luftës” duhet të përballen me një gjykatë ndërkombëtare dhe Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së “për shkelje sistematike të kartës së OKB-së”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se do të sigurojë 1.3 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën përmes programit të saj të ri të ndihmës për krizën ushqimore.

Një anëtar i rrethit të brendshëm të Putinit u përball drejtpërdrejt me presidentin rus për gabimet dhe dështimet në luftën në Ukrainë, ka raportuar ëashington Post, duke cituar inteligjencën amerikane.

Të paktën pesë persona u vranë dhe po aq u plagosën pasi forcat ukrainase goditën një autobus ndërkohë që granatonin një urë strategjike në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit jugor Kherson të Ukrainës, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Tass.

Shtabi i forcave të armatosura të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut pretendon të ketë marrë tri vendbanime nga forcat ukrainase në Donetsk.

Zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha pas një telefonate me Putinin se dyshja diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Erdogan e përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të bërë pjesën e saj për zgjidhjen paqësore të luftës.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ka uruar Putinin për ditëlindjen e tij të 70-të, duke e duartrokitur për “lidershipin e tij të dalluar dhe vullnetin e fortë”. Kim foli për arritjet e Putinit në “ndërtimin e Rusisë së fuqishme” dhe tha se lideri rus “po gëzon respekt dhe mbështetje të lartë nga masat e gjera të njerëzve”./The Guardian