UNHCR: Më shumë se 870 mijë persona kanë ikur nga Ukraina

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar të dhënat sa i përket numrit të njerëzve që janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje, që nga dje.

Numri i ukrainasve që kanë ikur deri tani ka tejkaluar 874,000, raporton Sky News.

Vendet në të cilat janë larguar ukrainasit janë: Polonia – 453,982, Hungaria – 116,348, Moldavia – 79,315, Sllovakia – 67,000, Rumania – 44,54, Rusia – 42,900 dhe Bjellorusia – 341 persona.

Ndërkohë, Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se 69,600 ukrainas kanë udhëtuar në Evropë.

Sot, janë bërë një javë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë. Trupat e presidentit Vladimir Putin kanë pushtuar disa nga rajonet kufitare të Ukrainës dhe po i shtojnë sulmet ndaj Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë  zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./SkyNews

Përgatiti: Arbisa Shefkiu