Arkiv - Raketa ruse godet apartamentin në Kiev, VOA

Ukraina pretendon se Rusia ka lëshuar 328 raketa lundrimi që nga fillimi i luftës

Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny, po pretendon se Rusia ka lëshuar qindra raketa lundrimi në qytetet ukrainase që nga fillimi i pushtimit, më 24 shkurt.

“Ky krim i përgjakshëm i regjimit (presidentit rus) të Putinit është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha gjenerali Valeriy Zaluzhny, raporton Sky News.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë asaj, që ajo e quan “operacioni special” i saj në Ukrainë.

Megjithatë, luftimet sot vazhduan në disa qytete të reja, kështu duke e zgjeruar Rusia pushtimin.

Lutsk, Ivano-Frankivsk dhe Dnipro janë goditur në orët e fundit, së bashku me Kharkiv dhe Mariupol, si vende shumë të sulmuara.

Sot është dita e 16-të e luftës në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt.

Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë./SkyNews