Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UEFA i kushton video të veçantë golit të futbollistit kombëtar të Kosovës (VIDEO)

Shtëpia e futbollit evropian i ka kushtuar një video të veçantë golit të Milot Rashicën kundër Ishujve Faore në vitin 2018.

UEFA përmes një video të publikuar në profilin e saj në Twitter ka rikujtuar golin fantastik të Rashicës nga jashtë zonës.

“Në këtë ditë në vitin 2018, Milot Rashica”, ka shkruar faqja zyrtare e UEFA-së.

Rashica deri më tash ka zhvilluar 36 ndeshje për Dardanët, duke shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.