Ilustrim
U prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, arrestohen nga Policia
16.11.2023 - 10:09
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren pasi të njëjtit ishin prezantuar rrejshëm si pjesëtarë të Inspektoratit Policor.
Organet e rendit kanë njoftuar se personat e dyshuar janë intervistuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.