U prezantua si polic, arrestohet një person

Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës rreth orës 21:30 në Prishtinë, nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi i arrestuar gjithashtu në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar një grua.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.