U ndal duke vozitur nën ndikim të alkoolit, i hiqet për 1 vit e drejta e drejtimit të automjeteve

Një person në Gjilan është gjobitur nga Policia pasi është ndalur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit, pas testimit për alkool, shoferi 50-vjeçar ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promila.

Policia ka njoftuar se të njëjtit i është shqiptuar gjoba 500 euro, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse – heqje e të drejtës së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti.

Rasti ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.