Tymuese e zjarr në seancën e Kuvendit të Shqipërisë - VIDEO

Nën tymuese e zjarr, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mbajti seancë që zgjati më pak se pesë minuta.

Deputetë opozitarë, të Partisë Demokratike në seancën ku u votua në parim “Projektligji për Buxhetin e vitit 2024” tentuan të pengonin votimin duke ndezur tymuese, vendos karrige tek foltorja e madje në seancë pati edhe flakë.

Si pasojë e situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja Lindita Nikolla kaloi në votim të gjitha pikat e rendit të ditës.

Projektligji për buxhetin u votua pa asnjë diskutim, me 83 vota pro, teksa i njëjti do të diskutohet në komisionet parlamentare.

Ai pritet të dalë në votim në lexim të dytë në dhjetor.

Seanca e plotë e Kuvendit të Shqipërisë: