Twitter po përgatitet të mbyll numër të madh të llogarive joaktive

Twitter do fillojë të fshijë llogari të cilat nuk kanë qenë aktive për më shumë se gjashtë muaj, vetëm nëse kyçen para datës 11 dhjetor.

Kjo është hera e parë që ky rrjet social ka vendosur të fshijë një numër kaq të madh të llogarive, raporton BBC.

Sipas tyre kjo po ndodhë ngaqë përdoruesit që nuk janë kyçur për një kohë të  gjatë nuk kanë qenë në gjendje të ripërtërijnë politikat e reja të privatësisë.

Një zëdhënëse tha se kjo gjithashtu do e rriste kredibilitetin duke larguar edhe numër të ndjekësve joaktiv, diçka e cila mund t’i jap përdoruesit vlerën e rëndësisë së llogarive të mbetura.

Llogaritë e para që do të fshihen do përfshijnë ato që janë jashtë shteteve të bashkuara, kjo duke u bazuar se nëse një person është kyçur ose jo në gjashtë muajt e fundit.

Twitter thotë se kjo është po ashtu një përpjekje e sugjeruar nga disa përdorues të këtij rrjeti për lirim të emrave përdorues.

Siç u cek edhe me lart, llogaritë do fillojnë të merren nga 11 dhjetori, edhe pse ky do jetë një proces i ngadalshëm, duke filluar nga përdoruesit jashtë ShBA-ve.

Në të ardhmen, sipas Twitter do të vëzhgohen edhe ato llogari në të cilat ka kyçje po nuk ka kurrfarë aktiviteti në platformë, kjo platformë mund t’i targetojë përdoruesit e vërtetë, jo vetëm nga postimet, po nga sinjalet e shumtë determinues të kësaj firme.

Një email paralajmërues u është dërguar atyre që mund të ndikohen nga këto fshirje, sipas firmës numri i këtyre llogarive pritet të kap miliona, dhe sa me afër afatit të fundit, do dërgojnë më shumë vërejtje.

Fshirja nuk do ndikojë tek llogaritë e raportuara në Twitter, pasi firma e bazon nivelin e përdorimit vetëm tek përdoruesit që hyjnë së paku një herë në ditë.

Sipas raportit të fundit të fitimeve, nga shtatori, Twitter ka 145 milionë përdorues të përditshëm.

“Si pjesë e angazhimit tonë për t’i shërbyer komunikimit me publikun, ne po punojmë në pastrimin e llogarive joaktive, për tu paraqitur informacion më të saktë dhe kredibil që njerëzit të mund të besojnë në Twitter”, u shpreh kjo firmë për largimet e ardhshme të llogarive.

“Pjesë e kësaj përpjekjeje është inkurajimi i njerëzve për të qenë më aktiv dhe ta përdorin Twitter kur e regjistrojnë llogarinë, siç është theksuar në politikën tonë të llogarive joaktive”.

Kjo do të thotë se përdoruesit që kanë vdekur do u largohen llogaritë vetëm nëse kanë dikë që dëshiron t’i mbajë ato dhe posedon të dhënat e detajeve të llogarisë, dhe është në gjendje t’i përcaktojë politikat e privatësisë

Përgatiti- Ardita Zeqiri