Turqia u bën thirrje qytetarëve të saj që urgjentisht të largohen nga Ukraina lindore

Turqia u ka kërkuar qytetarëve të saj në Ukrainën lindore që të largohen menjëherë nga rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk, raporton BBC.

Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Turqisë shkruan se qytetarët e vendit “këshillohen fuqishëm” të largohen nga zona.

Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës.

Thirrja për t’u larguar nga lindja e Ukrainës vjen pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për ta njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste ukrainase, Donetsk dhe Luhansk.