Tri raste të parave të falsifikuara raportohen në Polici brenda 24 orëve

Tri raste të falsifikimit të parave janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Në Suharekë një grua ka raportuar se kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

Sipas njoftimit, njësiti policor ka sekuestruar monedhën e dyshuar për ekzaminim dhe hetimin e rastit.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.

Në Lipjan një grua ka raportuar një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas Policisë, njësiti policor është marr me rastin dhe ka sekuestruar monedhën e dyshuar për ekzaminim dhe hetimin e rastit.

Një tjetër rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Lipjan.

Një burrë ka raportuar se një person i panjohur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas Policisë, monedha është sekuestruar për ekzaminim dhe rasti vazhdon të hetohet.