Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur më 06.06.2024, rreth orës 22:00 në Prishtinë, në mes dy automjeteve dhe një motoçiklete.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy gra, njëra shtetase e huaj e tjera kosovare, si dhe një burrë kosovar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vozitësja e motoçikletës është në gjendje të rëndë.

Lidhur me rastin i cili është cilësuar “aksident komunikacioni me lëndime të rënda” është arrestuar një e dyshuar, shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.