Ilustrim

Klinë, arrestohet një peson nën dyshimin për dhunim seksual

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Klinë, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, pa dëshirën e saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me 21.06.2024.