IML/Instituti për Mjekësi Ligjore - Prishtinë - FOTO - Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Tre persona hasen të vdekur në lokacione të ndryshme, policia e prokuroria po hetojnë rastet

Në raportin ditor të policisë është përmendur se janë iniciuar tri raste për hetim mbi vdekjen për tre persona të cilët u hasën në lokacione të ndryshme, dy në regjionin e Prishtinës e një në Pejë, të shtrirë në tokë e që më pas u konstatua vdekja e tyre.

Fillimisht dje rreth orës 8 e 30 në mëngjesit në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Një fshatin Komoran, dje rreth orës 18:18, një burrë tjetër është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar.

I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.

Rasti i tretë është regjistruar në Pejë, në rrugën “Adem Jashari”, një dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksi.

Të tri këto raste tashmë janë duke u hetuar nga organet e rendit dhe hetuesisë.