Tre persona falsifikojnë dokumente për të aplikuar për viza sllovene

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të dyshuar kanë bërë falsifikim të dokumenteve për certifikatë punësimi dhe trust pensional, për të aplikuar për viza dhe leje qëndrimi slloven.

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt dhe në Prishtinë.

PK-ja tutje njofton se dy të dyshuar janë intervistuar me datën 12 qershor 2020 ndërsa i treti me datën 12 nëntor 2020.

“Pas verifikimit të rastit ky i fundit është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.