Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është therur sot në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në ora 18:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KALLXO.com

Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar në QKUK si dhe rasti është duke u hetuar.

“Një nga personat e përfshirë në këtë rast (i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi Ahmeti.