Foto: KALLXO.com

Theret me thikë i mituri në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar se pasditen e djeshme një i mitur është therur me thikë.

Sipas njoftimit, i gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:50, ndërsa i dyshuar për këtë rast është po ashtu i mitur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa pas tretmanit mjekësor është liruar.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.