Themeluesi i LDK-së: Me iniciativën e Mustafës LDK po heq dorë nga ideja e krijimit

Rexhep Gjergji, njëri nga themeluesit e LDK-së ka komentuar iniciativën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa që ta largojë nga pozitat udhëheqëse nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin.

Gjergji përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me këtë iniciativë, LDK po heq dorë nga ideja themelore e krijimit.

“Me iniciativën e Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit, sot LDK po heç dorë përfundimisht nga ideja e vet themelore e krijimit.  Prandaj, secili nga anëtarët e KP të LDK, i cili beson ende në tri postulatet mbi të cilat u themelua dhe veproi LDK: Liri, Pavarësi, Demokraci, duhet të votojë kundër kësaj iniciative shkatrrimtare të Isa Mustafës”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka thënë se të gjithë ata që votojnë për këtë propozim të Mustafës, pasojat do të shihen shpejt.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit.

 

Isa Mustafa kërkon që Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozitat në LDK, e propozon Hotin në vend të saj

.