Themelohet këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror Organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë se Republikës se Kosovës dhe 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi për themelimin e këtij Këshilli është marrë sot gjatë mbledhje së Qeverisë. Propozimi për themelimin e këtij këshilli organizativ është bërë nga kryeministri Albin Kurti.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është zgjedhur kryesues i këtij Këshilli.

Pjesë e këtij Këshilli janë edhe: Saranda Bojugevci nga Kuvendi i Kosovës – zëvendëskryesuese; Armend Mehaj, Ministria e Mbrojtjes- anëtar;  Donika Gërvalla, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – anëtar, Hajrullah Çeku, MKRS -anëtar, Arbërie Nagavci, MASHT -antare, Hekuran Murati, MFPT -anëtar, Bashkim Jashari, Komandat i Përgjithshëm i FSK-së -anëtar, Shkumbin Ahmetxhekaj- anëtar dhe një përfaqësues i Presidencës.

“Detyrat e këtij këshilli janë hartimi i programit shtetëror për shënimin e dy datave të rëndësishme në shkurt dhe mars 2023, shtrirja kohore e propozuar për programin 12 shkurt 10 mars dhe ngritja e grupit punues që do të merret me realizmin e aktivitetit”-tha Kurti para kabinetit qeveritar.