Hashim Thaçi - President i Kosovës

Thaçi: Nuk kam gisht as dorë në rrëzimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk ka ndikuar në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Thaçi tha se për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nuk ka qenë momenti për procedurat e rrëzimit të Qeverisë.

“Nuk kam pasur gisht as dorë (për rrëzimin e Qeverisë). Nuk kam qenë në Kuvend. Është një e drejtë qe e kanë shfrytëzuar deputetët e Kosovës, përmendja e emrit tim nga deputet opozite apo pozitë është zgjedhja e tyre. Përvoja e hidhur elektorale ka lënë pasoja ( te Vetëvendosja) dhe obsesion, që nuk mundem të jua kalojë. I kam parë nga afër punimet, duhet respektuar si një proces krejt i rregullt i përfaqësuesve të partive politikë me legjitimetet të plotë qytetar. Ky mocion i mosbesimit nuk është i pari”, tha Thaçi në T7.