Tërmet në Turqi, ka të lënduar

Një termet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ka goditur Turqinë duke lënë 22 persona të lënduar lehtë, raporton TRT Haber.

Tërmeti ka rënë në zonën e provincës Malatya.

Hulusi Şahin, guvernatori i Malatyas njoftoi se si pasojë e tërmetit një ndërtesë e braktisur është shkatërruar.

Lidhur me rastin ka folur edhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Ai ka thënë se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të vdekur dhe se 22 qytetarë janë lënduar lehtë.

Televizionet turke kanë publikuar pamje të ikjes së qytetarëve nga objektet dhe duke qëndruar në parqe.