Tentuan t'i vënë në qarkullim mbi 60 mijë euro dhe dollarë të falskifikuar, arrestohen dy persona

Dy persona të dyshuar për vënie në qarkullim të mbi 60 mijë eurove dhe dollarëve të falsifikuara janë arrestuar dje pas një operacioni të zhvilluar nga institucionet e sigurisë në bashkëpunim me ato të drejtësisë.

Të dyshuarit, B.S., (viti i lindjes 1986) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut), ishin duke tentuar t’i vënë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53,100  euro si dhe 10,000 dollarë amerikanë.

Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit i cili është shtetas i Kosovës. Dhe gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: 700 kartëmonetha 50-euroshe, që në total kanë vlerë 35 mijë euro; 181 kartëmonedha 100-euroshe, në një vlerë totale prej 18,100 euro, 100 kartëmonedha 100-dollarëshe; dy vetura dhe tre telefona.

Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë së Ferizajt me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.