Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet në Kaçanik i dënuari për falsifikim të parave dhe për drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 33-vjeçarin S.S. nga Kaçaniku, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Ferizajt, pasi që ishte dënuar me 1 vit burgim për falsifikim të parave dhe për posedim të narkotikëve.

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.