Ilustrim

Biznesi me armë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 20 personave të dyshuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka informuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’  nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së. Gjithashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së.