Tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e plagosën, arrest me burg për 3 vëllezërit

Janë lënë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, ku dhe tentuan t’i merrnin armën, ku gjatë përplasjes mbeti i plagosur pasi është shkrepur arma.

Për dy vëllezërit, Marjus, Arjan Marini  vellezerit gjyqtarja ka dhëne masën e sigurisë arest me burg pa afat ndërsa për njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg për pjesëmarrje në konflikt.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt  4 vëllezërit, tre prejtë cilëve u lanë në burg, ndërkohë Armando Marini është shpallur në kërkim.

Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë.

I plagosur mbeti edhe efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën. Gjatë përplasjes  katër vëllezërit tentuan t’i merrnin armën dhe gjatë për fat të keq arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë.

Polici aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe po kurohet në spitalin e Traumës. oranews