Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Tejkaluan në vijë të plotë, Policia ua merr dy shoferëve patentë shoferët për 3 muaj

Pasi që tejkaluan në vijë të plotë me veturat e tyre, dy shoferë u dënuan me heqje të patentë shoferit për tre muaj, me nga 150 euro gjobë dhe nga 2 pikë negative.

Policia e Kosovës njofton se ky rast ka ndodhur sot në magjistralen Gërlicë (Viti) – tek ura e autostradës , rreth orës 16:00.

Sipas njoftimit, shoferët kanë qenë B.G. i moshës 45-vjeçare dhe R.F. i moshës 19-vjeçare.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, Policia fton qytetarët që të njoftojnë Policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.