Foto: Policia e Kosovës

Të shtëna në një aheng familjar në Kaçanik, Policia konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë zjarri dhe një person është intervistuar si i dyshuar për të shtëna në një aheng familjar në Kaçanik.

Përmes në njoftimi, polica thotë se sot rreth orës 15:00 ka pranuar informata për të shtëna armësh në në rrugën “Demush Bilalli” në Kaçanik,

“Ekipe të policisë i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të kësaj rruge, ku kanë identifikuar të dyshuarin L.L(M/K) i moshës 39 vjeçar, tek i cili është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) dhe sasi e municionit”- thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuar për të shtëna në aheng pas intervistimin është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.