Vendi i të shtënave | Foto: KALLXO.com

Të shtëna me armë në Podujevë, katër persona në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Podujevë.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar.

Policia thotë se më pas është konfirmuar se dy persona janë në trajtim mjekësor në QMF në Podujevë, të cilët më pas janë dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Sipas Policisë tre persona të dyshuar dhe një tjetër që nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia thekson se me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjithashtu në raport thuhet se është arrestuar një burrë  i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e cila më pas i është konfiskuar arma.