Të shtëna me armë në festën e Skenderajt - VIDEO

Qindra qytetarë janë duke festuar në qendër të qytetit të Skenderajt.

KALLXO.com ju sjellë pamjet ekskluzive kur dëgjohen të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit.

Qytetarët janë duke festuar edhe me makinat e tyre duke bërë ‘shllajfa’ në qendër të qytetit.

Aktualisht në këtë komunë sipas rezultateve të deritanishme të publikuar nga KQZ, del se kandidati i PDK-së Fadil Nura nga 21% të votave të numëruara del se ka fituar 61.24%, i pasuar nga kandidati i pavarur Bekim Jashari i cili del se ka fituar 37.71% të votave.

Për më shumë shikoni videon ku dëgjohen të shtënat me armë zjarri.