Të mërkurën paraqitja e parë e Rexhep Selimit para Gjykatës Speciale

Të mërkurën, me 11 tetor 2020, në orën 11:00, Rexhep Selimi do të paraqitet para Gjykatës Speciale.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike.

KALLXO.com ka raportuar sot se Njësitë e Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës e kanë rrethuar shtëpinë e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

FOTO – Bastisje në shtëpinë e Rexhep Selimit