Foto: Agim Aliu, Facebook

Takohen Agim Aliu e Arben Vitia, merren vesh për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se së shpejti do të nis ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Aliu njoftoi se dje kanë shkëmbyer marrëveshjet përkatëse me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ferizaj paraqet qendër urbane me shtim të vazhdueshëm të popullsisë, rrjedhimisht edhe nevojave për të mbuluar kërkesat për shërbime shëndetësore, çka prodhoi projektin tonë për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, që mori dritën jeshile të mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë” – ka shkruar Kryetari Aliu.

Objekti i ri, siç thotë Aliu do të ndërtohet në kryqëzimin e rrugëve “Driton Islami” e “Bedri Asllani”.

Ferizaj ka 10 vite që pret ndërtimin e objektit të ri të spitalit, por ky projekt i nisur 10 vite më parë, vazhdonte mbetet i papërfunduar.

vitin 2018, ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kishte nënshkruar kontratën mbi 10 milionëshe për këtë projekt.

Në një takim të ministrit Vitia e kryetarit Aliu në shkurt të këtij viti, ishte diskutuar që të rifillonte puna për këtë projekt.

“…U dakorduam që të kapërcejmë çdo pengesë në rrugën për t’i dhënë fund sagës së stërzgjatur të ndërtimit të Spitalit të Ri të Përgjithshëm në Ferizaj” – kishte shkruar Aliu.